Identiteti i biznesit është prezantimi i parë

Tek shume kompani të vogla ose që sapo kanë filluar, shpesh herë krijimi i identitetit lihet mënjanë si çështje dytësore. Kjo praktike është e gabuar sepse shpesh herë është identiteti i kompanisë ai që garanton suksesin. Krahasuar me aspektet e tjera të biznesit, krijimi i identitetit është po aq i vlefshëm sa dhe menaxhimi i produkteve dhe shërbimeve që kompania ofron.
Identiteti është fytyra e kompanisë, emri i saj, shprehja e emrit nëpërmjet logos, gjuha vizive me të cilën kompania do të komunikoje me boten e jashtme. Identiteti përcakton se si kompania do të perceptohet nga klientët, çfarë mendimesh dhe emocionesh do të ngjalli tek ta dhe me cilat vlera do të identifikohet.
Identiteti luan rolin e një premtimi. Ai është si një pakete parimesh themelore të nënkuptuara nga të gjithë ata që bien në kontakt me kompaninë tuaj. Identiteti tregon arsyen e ekzistencës së saj dhe mënyra se si kjo arsye i transmetohet publikut, klientëve, aksionareve, punonjësve, bashkëpunëtoreve, etj.
Krijimi i identitetit do të thotë krijimi i një ndërgjegjësimi, i një imazhi për biznesin tuaj. Ja 5 këshilla të mira për krijimin e identitetit:
Analizo. Identiteti duhet të krijoje përshtypjen e sigurisë për diçka që publiku e kërkon dhe nuk e gjen dot tek konkurrenca.
- Ruaje identitetin. Pikërisht atëherë kur mendon se identitetit tënd i ka ikur koha, gjasat janë që ai është momenti që ka filluar të pranohet nga klientët si i mirëqënë.
- Mos u përpiq që t’i besh të gjithë për vete. Zgjidhja me e mirë është që të përqendrohesh tek ai publik ku shanset janë më të mëdha për të pasur sukses.
- Njihuni me biznesin tuaj. Njihuni me pikat tuaj të forta dhe pikat tuaja të dobëta duke analizuar me sinqeritet aktivitetin tuaj.
- Përkushtojuni plotësisht identitetit tuaj. Menaxhojini të gjitha departamentet e kompanisë tuaj, duke filluar qe nga zhvillimi i produktit e deri tek shitjet, si pjese integrale të identitetit.