Paraqiti të dhënat teknike me figura

Ilustrimet informativë (infografik) janë një mënyrë tepër efektive për të komunikuar mesazhe me karakter teknik promocional. Kjo arrihet duke kombinuar në mënyrë krijuese informacionin e shkruar dhe figurat. Infoilustrimi eshte nga metodat me efikase për të vulosur meshazin tuaj në ndërgjegjen e klinetit ose spektatorit tuaj (brand awareness). Pas publikimit të infoilustrimeve, rritja e trafikut në faqen tuaj do të bëhet një fenomen krejt i zakonshem.

Zakonisht, informacioni teknik përvetësohet më mirë nga publiku nëse ilustrohet me figura. Por kur ky informacion i ilustruar shoqërohet edhe me nje tekst të shkurtër dhe të qartë, atehërë përvetësimi i tij bëhet dy herë më i shpejtë. Asnjë informacion teknik i fushatës tuaj të marketingut nuk do të tërheqe vëmendjen e publikut sepse ai pranon vetëm mesazhet e thjeshta dhe figurat që lexohen lehtë, gjë që e mundësojnë vetëm infoilustrimet.

Infoilustrimet kanë filluar të përdoren gjerësisht nga industria e marketingut, si në shtyp ashtu edhe në web. Menaxherët e faqeve të internetit publikojne infoilustrimet në faqet e tyre për të tërhequr sa më shumë vëmendjen e vizitorëve. Infoilustrimet bëjnë që ti të jesh i ndryshëm nga konkurenca dhe ato mund të përdoren edhe per promovim në mediat sociale si Facebook, Twitter, Linkedin, etj.

Gjithashtu, Infoilustrimet mund të publikohen edhe në blog. Nëse përdored me efikasitet, kombinimi mesazhit të fuqishëm  me një infoilustrim të ilustruar bukur mund të shndërrohet në një pjesë të rëndësishme të fushatës tuaj se marketingut dhe të sjellë rezultatet e deshiruara.

Më poshtë ndodhet një nga infoilustrimet që kam krijuar unë. Shikoni projektin e plotë këtu.

peshkimi_Page_2[10] Rregullore peshkimi