Faqja e internetit është një mjet i fuqishëm marketingu

Faqja e internetit është si kartëvizita. Një faqe e dizenjuar dhe e mirëmbajtur në mënyrë profesionale i tregon botës se kush jeni dhe se me çfarë merreni. Ajo mund të përditësohet rregullisht me material dhe informacion të ri për biznesin tuaj, produktet dhe shërbimet. Një faqe dinamike bën që vizitorët të kthehen herë pas here tek faqja juaj, si për të parë aktivitetet më të fundit, ashtu dhe për t’ia treguar ato miqve të tyre. Gjithashtu, ato mund të bëhen hapësirë e fuqishme shitjesh dhe promocioni.
  • Faqja e internetit është e pranishme 24 orë në ditë, gjë që u mundëson klientëve të tu që të të gjejnë atëherë kur u duhesh më shumë. 
  • Gjatë kohës që vizitojnë faqen tuaj, vëmendja e vizitorëve është e përqendruar e gjitha tek mesazhi që doni të komunikoni.
  • Sasia e informacionit që mund të vendoset në faqe është e pakufizuar. Po ashtu edhe format me anë të të cilave mund të komunikohet ky informacion.
  • Faqet e internet kanë potencialin për të tërhequr një publik më të gjerë ndërkombëtar pa shpenzime ekstra.
  • Faqet e internetit krijojnë mundësi komunikimi të drejtpërdrejtë me klientin nëpërmjet chat-it, komenteve, blog-ëve, formularëve të kontaktit, etj. Faqet nuk janë komunikim me një drejtim si mediat e tjera.
  • Rezultatet e faqeve të internetit mund të vëzhgohen me anë të të dhënave statistikore dhe shitjeve online.